Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komandanti i kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizren, Koloneli Bernd Holthusen vizitoi Prokurorinë e Qarkut në Prizren

Prizren, 26 prill 2012 / Komandanti i kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizren, Koloneli Bernd Holthusen, vizitoi sot  Prokurorinë e Qarkut në Prizren, ku u prit nga u.d. kryeprokurori i kësaj prokurorie z. Sylë Hoxha.

Në këtë takim u.d. kryeprokurori Sylë Hoxha e njoftoi komandantin e kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizren, me punët, sfidat dhe me problemet me të cilat ballafaqohet Prokuroria e Qarkut në Prizren, si dhe me raportin e punës së kësaj prokurorie për vitin 2011.

Në takim u bisedua edhe për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për bashkëpunimin e mirë që kanë prokurorët vendës të Prokurorisë së Qarkut në Prizren me prokurorët e EULEX-it.

Komandanti i kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizren, Koloneli Bernd Holthusen, vlerësoi lartë punën që po bënë Prokuroria e Qarkut në Prizren dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të KFOR-it me prokurorinë.

Të dyja palët u pajtuan se do të angazhohen për thellim të bashkëpunimit në mes prokurorisë dhe KFOR-it.