U mbajt takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, në të cilin u nxorën vendime të rëndësishme
Prishtinë 17 maj 2012 / Sot u mbajt takimi i njëzetenjë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.
Këshilli sot shqyrtoi dhe miratoi plotësim-ndryshimin e Rregullores për Procesin e Emërimit të Prokurorëve, lidhur me kriteret për emërim.
Gjithashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës, gjatë këtij takimi, shqyrtoi dhe miratoi raportin vjetor të punës së KPK-së për vitin 2011.
Në takimin e sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndër të tjera u bë edhe rishqyrtimi i vendimit për harmonizimin e pagave të stafit mbështetës të sistemit prokurorial më ato të sistemit gjyqësor.