Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Kabashi u takua me Presidenten Jahjaga

Prishtinë 12 shtator 2012 / Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi u takua sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.

Në këtë takim kryeprokurori Kabashi e njoftoi Presidenten Jahjaga lidhur me organizimin e shënimit të ”Javës për të drejtat e viktimave të krimit”, e cila do të shënohet me aktivitete të ndryshme për të tretën herë në vendin tonë. 

“Java për të drejtat e viktimave të krimit”, mbahet nën patronazhin e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërkaq shpallet nga Presidentja e vendit.

Organizimi ”Javës për të drejtat e viktimave të krimit”, ka për qëllim nderimin e viktimave të krimit dhe ngritjen e vetëdijes për të drejtat dhe trajtimin e tyre.