Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë konfiskohen rreth një milion dollarë të falsifikuar dhe arrestohen pesë persona

Prishtinë 12 shtator 2012 / Sot me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, pas një hetimi në bashkpunim me Policinë e Republikës së Kosovës, janë arrestuar A.B. i lindur më 05.01.1945, F.B. i lindur më 01.02.1977, R.L. i lindur më 05.05.1957, F.L. i lindur më 19.04.1981 dhe V.L. i lindur më 09.04.1988, për të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale: falsifikim i parave, nga neni 244 par. 1 i Kodit Penal të Kosovës.

Gjatë kontrollimit tek dy të dyshuarit e parë janë gjetur dhe konfiskuar 980 mijë dollar amerikan të falsifikuar, e të cilat para dyshohet se janë prodhuar në shtypshkronjën ‘’Verona’’ në Prishtinë, pronë e të dyshuarit R.L.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor, ndërkaq janë konfiskuar edhe makinat për prodhiimin  e parave të falsifikuara.

Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë nën autorizimet dhe mbikqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.