Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U mbajt takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë 14 shtator 2012 / Sot u mbajt takimi i njëzet e tetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryeprokurori i Shtetit, njëherësh kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ismet Kabashi.

Në këtë takim u diskutua për Rregulloren për Punën e Komisionit Disiplinor, të cilën, Sekretariati i KPK-së, u obligua t’ia dërgoj Këshillit Gjyqësor të Kosovës për harmonizim dhe në takimin e ardhshëm të KPK-së të shqyrtohet për votim ose jo nga anëtarët e Këshillit.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për strategjinë e KPK-së lidhur me Prokurorinë Speciale të Republikës së  Kosovës dhe ri-strukturimin e EULEX-it.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, bazuar në propozimin e komisionit të themeluar nga KPK për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga z. Hilmi Zhitija, ish kryeprokuror i Shtetit për njohjen e benificioneve të përcaktuara me Ligjin për përfitimin e ish zyrtarëve të lartë, hodhi kërkesën e ish kryeprokurorit Zhitia, pasi që kërkesa është parashtruar pas përfundimit të afatit kohor, të përcaktuar me Ligjin për përfitimin e ish zyrtarëve të lartë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e mbajtur sot morri edhe vendimin për caktimin e numrit të nevojshëm të punonjësve mbështetës të sistemit prokurorial, në strukturën e re organizative të prokurorive.

Në këtë takim kryetari i Këshillit Prokurorial, kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi njoftoi anëtarët e KPK-së se ka zhvilluar një takim të përbashkët me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuqi, ministrin e Administratës Publike dhe me ministrin e Financave, në lidhje me projektligjin për pagat e zyrtarëve të lartë, në të cilin takim është vendosur që pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe më tutje do të caktohen ashtu siç janë paraparë me Ligjin për Prokurorin e Shtetit.