Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U mbajt takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë 28 shtator 2012 / Sot u mbajt takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryeprokurori i Shtetit, njëherësh kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ismet Kabashi.

Në këtë takim u miratua plotësim ndryshimi i Rregullores për Caktimin dhe transferimin e prokurorëve. Me këtë rregullore caktohen kriteret dhe procedurat për caktimin dhe transferimin dhe prokurorëve, duke u bazuar në riorganizimin e prokurorive të përcaktuar me Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Gjithashtu, në këtë takim u vendos për shpalljen e njoftimit të brendshëm për aplikim nga prokurorët e interesuar për caktim/transferim në Prokurorinë e Apelit.

Po ashtu në këtë takim u diskutua rreth objektivave strategjike të Planit Strategjik 2013-2015, të cilat janë: konsideratat mbi infrastrukturën, konsideratat e mbikëqyrjes së KPK-së, konsideratat lidhur me kapacitetin e KPK-së, transparenca dhe komunikimi dhe strategjia procedurale.

Gjatë këtij takimi u themelua edhe grupi punues për plotësim-ndryshimin e Rregullores së Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës.