Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Komunale në Gjilan, ka ngritur propozim akuzë kundër, Zijadin Hasanit, për shkak të kryerjes së veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit

Prishtinë, 4 tetor 2012 / Prokuroria Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzë kundër të pandehurit  Zijadin Hasani, pediatër në spitalin regjional në Gjilan, për shkak të kryerjes së veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 paragrafi 1 i KPK-së.

I pandehuri, që nga viti 2010 e gjer më 13.09.2012, në vazhdimësi, në spitalin regjional të Gjilanit, saktësisht në repartin e pediatrisë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka shpërdorë pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që pacientëve në mënyrë private në këtë repart në vazhdimësi i ka ofruar shërbime, përkatësisht, iu ka dhënë injeksione, duke pranuar nga të njëjtit nga 5 euro për çdo injeksion. Vetëm nga e dëmtuara G. A. ka marrë 215 (dyqind e pesëmbëdhjetë euro), me çka ka kryer vepër penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit.

Prokuroria Komunale në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Komunale në Gjilan që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën për të cilën akuzohet dhe të njëjtit t’i shqiptoj dënimin sipas ligjit.