Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Komunale në Gjilan, ka ngritur propozim akuzë kundër, Hamdi Shalës, për shkak të kryerjes së veprës penale dhënia e ryshfetit

Prishtinë, 5 tetor 2012 / Prokuroria Komunale në Gjilan ka ngritur propozim akuzë kundër të pandehurit  Hamdi Shala, për shkak të kryerjes së veprës penale dhënia e ryshfetit, nga neni 344  paragrafi 2 i KPK-së.

I pandehuri, më 15.09.2012, rreth orës 21:05, në vendkalimin kufitar tek “Dheu i Bardhë”, drejtonte automjetin minibus të firmës ‘’Shala Rajsen’’. Me të dorëzuar pasaportën, zyrtares policore, e caktuar për kontrollin e dokumenteve, i pandehuri  kishte futur në pasaportën e tij 5 (pesë) euro,  me qëllim që pjesëtarët e policisë, mos ta kontrollojnë fare, ashtu që i njëjti në këtë mënyrë ka tentuar t’i ikë kontrollit të rregullt kufitar, me çka ka kryer veprën penale, dhënia e ryshfetit, nga neni 344  paragrafi 2 i  KPK-së

Prokuroria Komunale në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Komunale në Gjilan që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën për të cilën akuzohet dhe ta dënojë sipas Kodit Penal të Kosovës.