Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

48 orë ndalim për burrin që plagosi gruan e tij në Mitrovicë

Mitrovicë, 05 prill 2019 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, njofton publikun që i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, të dyshuarit R.F, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative” nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti dyshohet që sot me datë 05 prill 2019 rreth orës 13.00 në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë në të.

Brenda afatit të paraparë ligjor, prokurori i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës do të bëjë kërkesën për caktimin e masën e paraburgimit, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.