Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet realizimi i buxhetit të vitit 2017

Prishtinë, 29 nëntor 2017 - Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin është diskutuar për realizimin e buxhetit të vitit 2017.

Në këtë takim, të cilin e udhëhoqi kryesuesi i Komisionit, njëherësh anëtari i KPK-së, Zejnullah Gashi, përveç anëtarëve të komisionit, kanë marrë pjesë edhe Drejtori i Sekretariatit dhe Divizioni për Buxhet dhe Financa.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me realizimin e buxhetit nga fillimi i vitit 2017 deri me tani dhe për ndarjet buxhetore për vitin 2018.

Në këtë takim, u po ashtu u diskutua për obligimet buxhetore të cilat duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti.