Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Është mbajtur sot takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 04 dhjetor 2017 – Është mbajtur takimi i njëqindedyzetekatër i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi ka raportuar koordinatori Kombëtar për luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, për periudhën kohore korrik- shtator 2017, raport ky i cili u shqyrtua dhe aprovua nga anëtarët e KPK-së.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së, kanë diskutuar lidhur me Memorandumin e USAID-it, ku i është rekomanduar Këshillit Prokurorial të Kosovës për caktimin e 7 zyrtarëve për referimin e rasteve në procedurën e ndërmjetësim në prokuroritë themelore të Kosovës.

Anëtarët KPK-së, refuzuan propozimin e prokurorit Arben Ismajli për trajtimin e  kërkesës së dy prokurorëve për transferim të përhershëm.