Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Hajdaraj mbajti një takim online me përfaqësuesit norvegjezë të administratës së gjykatave norvegjeze

Prishtinë, 8 maj 2024

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), z.Ardian Hajdaraj, së bashku me Drejtorin e Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi dhe Udhëheqësin e Departamentit të Teknologjisë Informative në SKPK, z.Nexhat Haziri, mbajti një takim online me Këshilltaren e Lartë Rajonale për Reformën Gjyqësore në Administratën e Gjykatave Norvegjeze, znj.Amra Jasevic dhe Zyrtarin e Lartë në Departamentin e Çështjeve Ligjore në Administratën e Gjykatës Norvegjeze, z.Audun Hognes Berg.

Fillimisht, Kryesuesi Ardian Hajdaraj, njoftoi përfaqësuesit norvegjezë për aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2023 që ndërlidhen me zbatimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) dhe për sfidat që janë paraqitur gjatë zbatimit të tij. “SMIL-i është duke u zbatuar në të gjitha prokuroritë themelore, me ç’rast të gjitha lëndët regjistrohen në SMIL, përfshirë edhe shkëmbimin elektronik me Policinë dhe gjykatat”, tha me këtë rast z.Hajdaraj.

Gjatë diskutimeve të zhvilluara, gjithashtu, Kryesuesi Hajdaraj, paraqiti edhe propozimet e reja për projektin e ri të SMIL-it, të cilat përfshijnë digjitalizimin e plotë të punës në prokuroritë e vendit, ngaqë projekti aktual përfundon më 31 maj 2025.        

Kryesuesi Hajdaraj dhe përfaqësuesit norvegjezë u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e mëtejshëm, me qëllim të arritjes së objektivave dhe planifikimeve që ndërlidhen me zbatimin e gjithanshëm të SMIL-it në sistemin pokurorial të Republikës së Kosovës.