Kryeprokurori z. Enis Gashi, priti në takim zyrtarët policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë
Gjakovë, 2 maj 2024, Kryeprokurori z. Enis Gashi, së bashku me prokurorët e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, priti në takim shefat e sektorit të hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovës dhe Stacioneve Policore të kësaj drejtorie.
Tema kryesore e këtij takimi të rëndësishëm ishte koordinimi për kryerjen e detyrave dhe sfidat e ndryshme që paraqiten në punën e përbashkët, identifikimin dhe adresimin e sfidave aktuale që ndikojnë në stabilitetin dhe rendin publik në rajonin tonë.
Të pranishmit u dakorduan për rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinim efektiv mes autoriteteve ligj zbatuese për të zgjidhur rastet dhe për të parandaluar rreziqet potenciale për sigurinë publike. Diskutimet dhe analizat e detajuara të situatës ndihmuan në identifikimin e strategjive më efikase për të adresuar çështjet e rëndësishme të sigurisë publike dhe për të arritur sukses në misionin tonë.
Ky bashkëpunim i ngushtë mes prokurorisë dhe autoriteteve policore vazhdon të jetë thelbësor për mbrojtjen e qytetarëve, kështu duke mbetur të përkushtuar në përmirësimin e efikasitetit tonë dhe në sigurimin e një ambienti sa më të sigurt.