Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i parë i Komisionit për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj të Shtetit

Prishtinë, 26 mars 2024

Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, mbajti një takim informues, në të cilin morën pjesë anëtarët e tij: Ardian Hajdaraj, Jehona Grantolli, Armend Zenelaj dhe Zejnulla Gashi, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Sami Istrefi, Drejtoresha e NJSHPP-së, Arta Kelmendi dhe menaxherët të tjerë të stafit administrativ.

Qëllim i këtij takimi ishte trajtimi i hapave të mëtutjeshëm të procesit të rekrutimit të njëzetetetë (28) prokurorëve të rinj të shtetit në prokuroritë e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në Rregulloren Nr.02/2022 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit.

Gjatë takimit të sotëm, u tha se ky proces do të kalojë nëpër të gjitha fazat e parapara rekrutuese dhe do të realizohet sipas standardeve të avancuara ndërkombëtare, kurse Këshilli Prokurorial i Kosovës do t’i mbajë mediat dhe opinionin publik të informuar në vazhdimësi lidhur procedurat dhe procesin e përzgjedhjes së prokurorëve të rinj.   

Procesi i rekrutimit të prokurorëve të rinj ka filluar me shpalljen e konkursit më 22 shkurt 2024 dhe kandidatët kanë pasur mundësi të aplikojnë përmes katër formave: sistemit online, dorëzimit të kopjeve fizike, me e-mail dhe postë të rregullt.