URIMI I KRYESUESIT HAJDARAJ ME RASTIN E FESTËS SË 8 MARSIT
Prishtinë, 8 mars 2024
Me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më lejoni që në emrin tim dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës t’ju dërgoj urimet më të sinqerta, duke vlerësuar lart përkushtimin tuaj në procese të shumta për zhvillimin, fuqizimin dhe avancimin e sistemit prokurorial.
Përmes këtij urimi të sotëm, shpreh përkrahjen institucionale për të drejtat e grave dhe për përfshirjen e tyre në mënyre të barabartë në vendimmarrje, duke vazhduar gjithnjë përpjekjet tona për barazi gjinore dhe arritjen e idealeve të synuara në të ardhmen.
Ta gëzoni festën!
Me nderime,
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Ardian Hajdaraj