Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA SPECIALE DHE POLICIA E KOSOVËS

 

Arrestohet një person për krime lufte ndaj popullatës civile

 

Prishtinë, 04 Mars 2024 - Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04.03.2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile - Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.

I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.