Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel

Prishtinë, 4 mars 2024

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, ka mbajtur takimin e radhës sipas agjendës së paraparë.

Në këtë takim morën pjesë anëtarët e Komisionit, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së dhe udhëheqëset e njësive organizative për Buxhet dhe Financa dhe Burime Njerëzore.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i Planit të Personelit për vitin 2024 dhe shqyrtimi i krijimit të pozitave të reja si rrjedhojë e zbatimit të Rregullores për Organizmin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel aprovuan Planin e Personelit për vitin 2024 dhe krijimin e pozitave të reja konform rregullores përkatëse.