Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Betohet anëtari i ri i KPK-së nga radhët e profesorëve universitarë të drejtësisë

Prishtinë, 26 shkurt 2024

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takimin e 243-të me radhë, në të cilin janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Në fillim të takimit të sotëm është betuar anëtari i ri i Këshillit Prokurorial, Prof.Ass.Dr.Dardan Vuniqi, i cili është zgjedhur nga radhët e profesorëve universitarë të drejtësisë, me ç’rast Kryesuesi Hajdaraj i uroi mirëseardhje, duke i dëshiruar punë të suksesshme në mandatin e tij.

Gjatë takimit, KPK-ja mori këto vendime:

  • Miratoi Plotësimin dhe Ndryshimin e Vendimit KPK/Nr.148/2024 për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Prokuroria Speciale, kryesues i të cilit u zgjodh z.Dardan Vuniqi, siç e parasheh rregullorja përkatëse që duhet të jetë anëtar joprokuror.
  • Emëroi anëtarin e Këshillit Drejtues në Akademinë e Drejtësisë nga Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Drejtorin e Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi, i cili do të ketë mandat katërvjeçar.
  • Aprovoi kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për vlerësimin e jashtëzakonshëm të një prokurori nga e njëjta prokurori.
  • Refuzoi raportin e Panelit hetimor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe mori vendim që i njëjti të trajtohet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.