Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Gashi priti në takim Asistenten Ekzekutive të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Verior të Ilionis

 

Prishtinë, 24 janar 2024–Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka pritur në takim gjatë ditës së sotme Asistenten Ekzekutive të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Verior të Ilionis, znj. Meghan Morrisey, e shoqëruar nga përfaqësues të OPDAT.

Në këtë takim u diskutua lidhur me menaxhimin dhe performancën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pa lënë anash sfidat dhe objektivat të cilat synohen të arrihen nga kjo prokurori përgjatë viteve në vijim, me fokus në ofrimin e mbështetjes së nevojshme të Departamentit të Shtetit për Drejtësi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me qëllim të përmbushjes efikase dhe efektive të detyrave të punës dhe përvetësimin e njohurive në lidership dhe menaxhim.

Kryeprokurori Gashi, në fund të takimit i falënderoi të pranishmit për vizitën e bërë, si dhe për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionin e Prokurorit të Shtetit.