Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdon aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

 

Prishtinë, 10 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut organizuan një aksion vullnetar për dhurim të gjakut, me ç’ rast ftesës për dhurim iu përgjigjen punonjësit e kësaj prokurorie.

Bashkëpunimi ndërinstitucional ka vazhduar përmes aksioneve të tilla, tash e një kohë të gjatë.

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut ka vlerësuar lart iniciativën e dhurimit të gjakut, duke shprehur mirënjohje për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, si dhe nga ky aksion vullnetar, të dy institucionet shprehën interesim të dyanshëm për të bërë akte të tilla humanitare në vazhdimësi.