Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 10 janar 2024 - Komisioni për Administrimin e Prokurorive të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga z.Veton Shabani, mbajti takimin e radhës së bashku me Njësitin për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë (NJSHPP).

Me këtë rast, në takim e sotëm është trajtuar dhe gjithashtu miratuar Raporti analitik për numrin e prokurorëve dhe pozitat e lira në sistemin prokurorial.

Si rezultat, Komisioni për Administrimin e Prokurorive, ka dërguar propozimin nw KPK të propozimit për numrin e nevojshëm të prokurorëve në sistemin prokurorial, propozim ky, që do t’i hapë rrugë rekrutimit të prokurorëve të rinj.