Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

 

Prishtinë, 3 janar 2024–Kryeprokurori i deritanishëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, ia ka dorëzuar detyrën sot Kryeprokurorit të ri të kësaj prokurorie, Zejnullah Gashit.

Gjatë kësaj ceremonie, Kryeprokurori i deritanishëm Munishi, i ka uruar suksese dhe mbarësi Kryeprokurorit Gashi, në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore gjatë udhëheqjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, Kryeprokurori Gashi, ka falënderuar Kryeprokurorin e deritanishëm, Kujtim Munishi, për punën, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë ushtrimit të detyrës së kreut të kësaj prokurorie.

Ky pranim-dorëzim vjen pas përfundimit të mandatit të Kryeprokurorit të deritanishëm, ndërkaq pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë do ta ushtrojë sipas mandatit ligjor, Kryeprokurori Zejnullah Gashi.