Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Trajtohet analiza për numrin e nevojshëm të prokurorëve në sistemin prokurorial

Prishtinë, 26 dhjetor 2023 – Kryetari i Komisionit për Administrimin e Prokurorive të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Veton Shabani, ka mbajtur një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi dhe Drejtoreshën e NJSHPP-së, znj.Arta Kelmendi, si dhe zyrtarë të njësive administrative të SKPK-së dhe NJSHPP-së.

Qëllimi i këtij takimi ishte trajtimi i Analizës së Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë lidhur me numrin e nevojshëm të prokurorëve në sistemin prokurorial.

Me këtë rast, Kryetari i Komisionit, z.Shabani, ka kërkuar nga NJSHPP-ja që në një afat sa më optimal të bëjë plotësimin e kësaj analize dhe sa më parë që të jetë e mundshme të dërgohet për shqyrtim nga ana e anëtarëve të këtij Komisioni, në mënyrë që të hapet rruga për shpalljen e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj.