Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Gjilan mban takim në kuadër të ‘’Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit’’ 


 
Gjilan, 24 Tetor 2023 – Nën patronatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka mbajtur takim në kuadër të ‘’Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit 2023’’. 
 
Në këtë takim, i cili është udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan z. Arben Kadriu, morën pjesë edhe drejtori rajonal nga Policia e Kosovës në Gjilan z. Agron Rukiqi, zëvendës kryetari nga Gjykata Themelore në Gjilan z. Rilind Sermaxhaj, prokurorë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, përfaqësues tjerë nga policia rajonale e Gjilanit, përfaqësues nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, Strehimorja, Zyra për Ndihmë Juridike Falas, Avokati i Popullit, si dhe psikologia klinike nga QKMF në Gjilan. 
 
Gjatë këtij takimi kryeprokurori fillimisht theksoi se Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit ka për qëllim sensibilizimin e opinionit publik për domosdoshmërinë e trajtimit sa më dinjitoz për të drejtat e viktimave të krimit. 
 
Në këtë takim u diskutuan edhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione në  realizimin e obligimeve të tyre, gjatë mbrojtjes së viktimave të krimit, duke u koordinuar në rritje të bashkëpunimit dhe angazhimit edhe më të madh në ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjen e tyre, duke iu ofruar trajtim sa më adekuat, në mënyrë që të mos riviktimizohen.