Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i javës se viktimave të krimit në Prokurorinë Themelore të Pejës

                                                                               

Pejë, 26 tetor 2023- Nën patronatin e zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, është mbajtur takimi regjional në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit, me moton “Mbroje viktimën, parandalo riviktimizimin”.
Në ketë takim, të udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, morën pjesë Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve tjera, ku u diskutua për trajtimin efikas dhe të denjët për viktimat e krimit.
Gjatë diskutimit nga të pranishmit u kërkua thellimi i bashkëpunimit ndër- institucional, si dhe, konkluzionet e dala nga ky takim i përbashkët do ju dërgohen  institucione përgjegjëse, të cilat do shërbejnë në avancimin e veprimeve konkrete për trajtimin dhe  mbrojtjen e secilës viktimë të krimit.