Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Arrestohet personi i dyshuar për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

 

Mitrovicë, 06 shtator 2023 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë  - njofton opinionin se pas një hetimi intensiv të kësaj prokurorie në bashkëpunim me policinë, është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.B., për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” etj.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar me dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë dore shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës.

Ndaj personit të dyshuar brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.