Prishtinë, 28 Nëntor 2024 –
Të nderuar bashkëkombës,
Sot, me rastin e shënimit të 112 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë idealin dhe veprën e të gjithë atyre që në kohëra dhe periudha të ndryshme historike luftuan dhe punuan për liri, pavarësi, identitet dhe dinjitet kombëtar.
28 Nëntori është një datë e bekuar për të gjithë ne shqiptarët.
Kjo ditë na kujton historinë tonë të lavdishme dhe sakrificën e shumë brezave për të qenë bashkë dhe të lirë.
Gjithashtu, vlerësojmë dhe i gëzohemi të arriturave të popullit shqiptarë kudo që jetojnë dhe punojnë, veçanërisht në progresin e arritur drejt rrugës euroatlantike, duke u shndërruar kështu në faktor të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Zoti i bekoftë shqiptarët!