Urimi i U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, me rastin e festës së Krishtlindjeve katolike
Prishtinë, 24 Dhjetor 2024 –
Të nderuar besimtarë katolikë,
Me rastin e kremtimit të festës së Krishtlindjes, me lejoni t’iu shpreh urimet më të mira me dëshirat që kjo festë të sjellë ngrohtësi dhe prosperitet në familjet tuaja.
Le të jenë këto Krishtlindje një moment reflektimi për të forcuar vlerat tona njerëzore, ku shpresa dhe gëzimi na japin besim në të mirat e jetës, kulturën dhe idealet e qytetërimit.
Gëzuar dhe për shumë mot!
Me respekt,
Besim Kelmendi
Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit