Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe kryeprokurorët e prokurorive diskutojnë lidhur me iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë

Prishtinë, 23 gusht 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive  të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi U.D. Kryeprokurori Kelmendi diskutoi me të pranishmit lidhur me iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë.

Lidhur me këtë, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive që iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë nga ana e prokurorëve të rasteve të jenë sa më profesionale dhe në përputhje me standardet e hartimit të shkresave penale.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për shkëmbimin e informacioneve, veçmas në rastet që janë në interes të opinionit publik.