Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

20 Shkurt 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetri (53) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të  fundit ka ndaluar pesë (5) persona, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme  penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

19-19 10-13 3-4 10-10 6-6 5-5 53-57
Ndalimet 5 2 1 1 1 2 12
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-1 1 – 1
Bastisjet
Sekuestrimet

 

Prokuroria Speciale (PS):

 /////

 

 Prokuroria Themelore Prishtinë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 Departamenti i Përgjithshëmme urdhër të Prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’, dhe ’’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, një (1) person për vepër penale  ‘’Kanosje’’,  një (1) person për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’, si dhe një (1) person për vepër penale ‘’Dhunë në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 Departamenti i Përgjithshëmprokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprat penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ dhe ’’Arratisje e personit të privuar nga liria’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepër penale “Dhunë në familje’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Posedimi i paautorizuar  i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale “Kanosja’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Shmangia nga tatimi’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Zjarr vënia’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Konflikt interesi’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepër penale ‘’Trafikimi me njerëz’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosja”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore Gjilan:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Grabitja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

 

 Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit  të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.