Prishtinë, 30 Shtator 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerje të vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) persona.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar dy (2) persona për veprën panele “Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | / | / | / | / | / | / | / | / |
Ndalimet | / | 3 | 2 | 2 | / | 2 | / | / | 9 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
/ | 6 – 9 | / | / | / | 1 – 1 | / | / | 7 – 10 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
////////
2. Prokuroria Themelore në Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” një (1) person për veprën penale “Vjedhja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një (1) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
3. Prokuroria Themelore në Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore në Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale“Dhunë në familje” sipas KPRK-së.
5. Prokuroria Themelore në Gjilan:
////////
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
////////
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
/////////