Prishtinë, 29 Shtator 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se nga prokuroritë Themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerje të vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | / | / | / | / | / | / | / | / |
Ndalimet | / | 12 | / | / | / | 1 | / | / | 13 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
/ | 1 – 1 | 1 – 1 | / | 2 – 2 | / | / | 1 – 1 | 5 – 5 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
////////
2. Prokuroria Themelore në Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, pesë (5) persona për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tre (3) persona për veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Ndërsa Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi” dhe një (1) person për veprën penale “Kanosja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.
3. Prokuroria Themelore në Prizren:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Kanosja” dhe “Mospërfillja e gjykatës” sipas KPRK-së.
4. Prokuroria Themelore në Pejë:
//////////
5. Prokuroria Themelore në Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Mashtrimi’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” , “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
//////////
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjtihshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”.