Prishtinë, 28 Shtator 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se nga prokuroritë Themelore janë ngritur nëntëdhjetë e tri (93) aktakuza kundër njëqind e gjashtë (106) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëzet e një (21) persona, si dhe janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerje të vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit kundër një (1) personi, dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka ndaluar katër (4) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orëve, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për kryerjen e veprave te ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ | 44 – 51 | 10 – 13 | 7 – 8 | 8 – 8 | 3 – 3 | 10 – 10 | 11 – 13 | |
Ndalimet | / | 4 | 1 | 5 | 2 | 6 | / | 3 | |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
1 – 1 | 3 – 3 | 1 – 1 | 1 – 1 | / | / | / | 1 – 1 | |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, i dyshuar për veprën penale: Krim i organizuar nga neni 277par.1 të KPRK-së lidhur me veprat penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge, apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 268 par.1 te KPRK.
2. Prokuroria Themelore në Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Lëndimi i Rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shantazhi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
3. Prokuroria Themelore në Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Mospërfillja e gjykatës” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.
4. Prokuroria Themelore në Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Kultivimi hashashit apo shkurres se kokainës”, një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mbajtja në kontroll posedim e paautorizuar e armëve”
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Kultivimi hashashit apo shkurres se kokainës” .
Aktakuzat :
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtim pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
5. Prokuroria Themelore në Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Mashtrimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ dhe ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) të mitur, të përfshir në një rast, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” si dhe në një rast tjetër ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Sulmi”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për kryerjen e veprave te ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Hyrja e paautorizuar në sistemet kompjuterike”;
Një (1) aktakuzë (1) kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi” dhe një (1) person tjetër për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.