Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbajti konferencën e fundvitit për media

Prishtinë 27.12.2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë z. Zejnullah Gashi, së bashku me zëvendës kryeprokuroren znj. Elza Bajrami – Kastrati, kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë paraqitur para mediave dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile raportin lidhur me punën e prokurorisë gjatë vitit 2024. Fillimisht me një fjalë rasti konferencën e hapi kryeprokurori z. Gashi, i cili falënderoj mediat dhe shoqërinë civile lidhur me bashkëpunimin e ngushtë që e patën gjatë këtij viti. Më pas zëvendës kryeprokurorja znj Bajrami – Kastrati prezentoi punën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë gjatë vitit 2024, duke publikuar të dhëna statistikore sa i përket punës së prokurorisë brenda viti.

 

Po ashtu, gjatë kësaj konference u njoftuan mediat se në rastin e njohur për publikun me emrin “Albkings” hetimet tashmë kanë përfunduar dhe se jemi në fazën e dërgimit të aktakuzës në gjykatë. Pas përfundimit të prezantimit nga ana e kryeprokurorit dhe zëvendës kryeprokurores, u dha mundësia të pranishmëve që të parashtrojnë pyetjet, kritikat apo sygjerimet e tyre.