Reagim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë
Prishtinë, 20 shtator 2024–Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, demanton lajmin i cili është publikuar më datë 19.09.2024, në gazetën –portalin olnine “Insajderi.org” me titull “U kapën edhe me mesazha|Afera e ryshfetit të hetuesve që e “varrosi” ATK-ja”, ky lajm në pjesën ku thuhet se “Prokuroria në Prishtinë i ka konfirmuar Gazetës Insajderi që ka nisur hetim për personat që i denoncoi Pulaj, e ata janë : Zëvendësdrejtori i ATK-së Njazi Asllani Zëvendës Drejtori i Hetimeve Tatimore, Jeton Dragusha dhe Inspektorët tatimorë: Bilall Dragusha, Valon Neziri, e Fidan Tolaj, dhe personat e tjerë zyrtarë të cilët do mund të identifikohen gjatë hetimit kanë kryer vepër penale”, është i pa vërtetë pasi që Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka konfirmuar fillimin e hetimeve kundër personave të lartë cekur për gazetën- portalin “Insajderi.org”, as për ndonjë media tjetër.
Përmes këtij reagimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh vërtetësinë e lajmit para se të plasohet në opinionin publik, pasi lajme të tilla të pavërteta cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve tonë dhe kanë për qëllim ndikimi në imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Prishtinë