Prokuroria Themelore Pejë

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 2 gusht  2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokurorit themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej gjashtëdhjetenëntë    (69)  aktakuza, kundër tetëdhjetekatër (84) persona , janë ndaluar njëzetepesë (25) persona me urdhër të prokurorit të shtetit dhe parashtruar tetë  (8) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj njëmbëdhjetë  (11) personave.


Prokuroria Speciale e Kosovë,
gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona  të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, , ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë     Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

/ 54-62 10-16 / 1-1 2-2 /   2-3 69-84
Ndalimet / 9    6 4 1 3 /      2 25
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-2 4-4     /   2-2 1-3 /   8-11
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

 

Prokuroria Speciale e Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) persona të dyshuar për veprat penale “ Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Trafikim me njerëz”.

Prokuroria Themelore Prishtinë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”, një (1) person për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi seksual”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i besimit”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja” dhe dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër gjashtëdhjetedy (62) personave, për këto vepra penale:

Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri  (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prizren:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, gjashtë (6) persona të dyshuar, në gjashtë raste të ndara. Dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, një (1) person për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”si dhe një (1) person për veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shantazhi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 

3.      Prokuroria Themelore Pejë:

               

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) të dyshuar për vepra penale. Dy (2) persona të ndaluar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe dy (2) persona për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

 

 

4.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe ka ndaluar një (1) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

 

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkes për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

 

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

//

 

 

5.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar me urdhër të prokurorit për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën  penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1 Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.