Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 1 gusht  2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokurorit themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej tetëdhjetët   (88)  aktakuza, kundër nëntëdhjetedy (92) persona , janë ndaluar njëzetetre (23) persona me urdhër të prokurorit të shtetit dhe parashtruar gjashtë  (6) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.


Prokuroria Speciale e Kosovë,
gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy katër (4) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona  të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur tetë (8)  aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë     Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

/ 50-54 1–1 / 6-6 4-4 8-15   19-22 88-92
Ndalimet 2 10 1 3 / 4 2 1 23
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

/ 1-1    4-4   / / /    1-1 6-6
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Prokuroria Speciale e Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurori të shtetit ka ndaluar dy (2) persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Trafikim me njerëz”

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, dy (2) persona për veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Sulmi”, një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme”.

 

 

 

2.      Prokuroria Themelore Prizren:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

 

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar pranë gjykatës kompetente katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, në katër raste të ndara.

Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”. Një kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale Kanosja”, një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

 

3.      Prokuroria Themelore Pejë:

               

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) të dyshuar për vepra penale. Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mashtrimi”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje pylli” dhe një (1) person i ndaluar për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në kontroll, posedim e paautorizuar e armëve”

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

 

4.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe ka ndaluar një (1) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

 

 

Aktakuzat:

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

 

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8)  aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave“,

Një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Mashtrimi“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i të drejtave nga sigurimi social”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Marrja e ryshfetit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“.