Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 31 korrik 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokurorit themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej nëntëdhjetenjë   (91)  aktakuza, kundër njëqindepesë (105) persona , janë ndaluar katërmbëdhjetë  (14) persona me urdhër të prokurorit të shtetit dhe parashtruar dhjetë  (10) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave.


Prokuroria Speciale e Kosovë,
gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona  të dyshuar dhe ka ngritur tri (3)  aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur dymbëdhjetë   (12)  aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë   (17) personave  për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë     Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

/ 50-53 5-9 3-4 4-5 3-3 12-17   14-14 91-105
Ndalimet 3 4 3 2 2 / 14
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-6 4-6    2-2 1-1 1-1 /    1-1 10-17
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

 

 

 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:

 

Prokuroria Speciale e Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe   “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Detyrimi”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

 

 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

 

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, në katër raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për  veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”. Një (1) person për veprën penale Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar pranë gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë

Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja” sipas KPKR-së.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

               

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) të dyshuar për vepra penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Aktakuzat:

Dy (2) aktakuza kundër tre (2) personave për veprën penale “Ngacmimi”

 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge”.

5.      Prokuroria Themelore Gjilan:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

 

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Sulmi”, si dhe ka ndaluar një (1) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

 

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

 

Aktakuzat:

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:

 

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në  familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dymbedhjetë   (12)  aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë   (17) personave  për vepra te ndryshme penale.

Tre  aktakuza kundër katër  personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare

Një (1) aktakuzë kundër tete personave për veprën penale “Dhune ne familje

Një  (1) aktakuza kundër një  persona për veprën penale Vjedhja

Një (1) aktakuza kundër një personi për veprën penale  Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë

Një (1)   aktakuza kundër nje personi për veprën penale  Kanosja

Një (1)   aktakuza kundër nje personi për veprën penale Kontrabandimi i mallrave

Dy (2)  aktakuza kundër dy personave për veprën penale  Vjedhja e shërbimeve

Një (1) aktakuza kundër nje personi për veprën penale  Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge

Nje  (1)  aktakuza kundër pese  personave për veprën penale  Grabitja

 

 

 

 

 

 

 

7.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj,  për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.2 lidhur me nenin 1 Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe  veprën penale  Kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.