Prokuroria Themelore Pejë

Share on

Facebook

Aktakuzë ndaj të pandehurit që tentoi t’i kryej dy vrasje

Pejë, 17 tetor 2023 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale, G.I,  për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri G.I, me datë 10 gusht të vitit 2023, rreth orës 21:45, në sheshin “Ibrahim Rugova” të Istogut, tenton t’i kryer dy vrasje duke tentuar t’i privoj nga jeta dy të dëmtuarit, E.G dhe Z.Gj, derisa  i pandehuri G.I, hyn në një lokal  dhe sapo vëren të dëmtuarin E.G, pa folur fare me viktimën, me thikë e godet në regjionin e barkut duke i shkaktuar plagë shpuese dhe tej shpuese, dhe me pas, pa folur fare shkon në drejtim të dëmtuarit tjetër, Z.Gj, të cilin e godet me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe shqyese.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e  cila i vihet në barrë.