Pejë, 28 shtator 2023 – Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, V.J. dhe B.S., për shkak se kanë kryer veprën penale “ Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2, lidhur me nenin 275, paragrafi 1, pika 1.8 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit, V.J dhe B.S, sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shteti, dyshohen së në bashkëkryerje, me datë 9 shtator të vitit 2022, rreth orës 13:30 minuta, në Qendrën Korrektuese të burgut të Dubravës, kanë futur substanca narkotike, pasi kanë pasur dijeni për mënyrën e futjes së ushqimit brenda Qendrës Korrektuese të Burgut të Dubravës nga kompania kontraktuese, të pandehurit (V.J dhe B.S) pa dijeninë e pronarit të kompanisë dhe shoferit të automjetit, i pandehuri V.J e dërgon me veturë të pandehuri B.S në Drenas dhe gjatë natë natës, rreth orës 1:48, në automjetit e kompanisë kontaktuese për bartjen e ushqimit në burgun e lartcekur, fusin narkotikë të llojit marihuan (me peshë 614.09 gram) të mbështjellë bashkë me 5 X20 tabletë DBOLMAX me peshë me peshë 11gram dhe me përmbajtje methyltestosterone, 212 tableta me peshë neto 27.61 gram me përmbajtje methandrostenolone, 7 telefona Samsung, 4 telefona Iphone dhe 10 adaptera të telefonave.
Sipas aktakuzë, gjatë kontrollit nga oficerët korrektues në pjesën e pasme të kamionit, në një gyp të metaltë kanë vërejtur një qese të tejdukshme dhe pas hapjes së saj, gjejnë gjërat e lartcekura të cilat edhe i sekuestrojnë.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.