Prokuroria Themelore Pejë

Share on

Facebook

Aktakuzë ndaj 7 personave për kultivim të 177 bimëve të narkotikëve dhe shitje të 100 kilogramë marihuanë dhe rreth gjysme kilogrami kokainë

Pejë, 10 nëntor 2023- Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj 7 personave të pandehur (G.J., E.M., Z.M., E.J., F.D., A.J. dhe G.Z.,) për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabis” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, të pandehurit G.J., E.M., Z.M., E.J., dhe A.J, nga fundit i muajit maj të vitit 2022 e gjer me datë 29 shtator 2022, duke vepruar si anëtarë të grupit, me qellim të prodhimit të narkotikëve, kultivojnë rreth 100 kilogram (të gatshme për shitje) narkotikë të llojit marihuanë, kurse ishin duke kultivuar edhe 177 bimë tjera (me gjatësi 3.5 meta), të cilat janë shkatërruar me urdhër të prokurorit të shtetit nga njësitet relevante policore.

I pandehuri, G.J., akuzohet se me datë 28 shtator 2022, me qellim të shitjes ka poseduar rreth gjysme kilogrami kokainë, të ndara në katër qese.

Kurse, i pandehuri, Z.M., akuzohet se në kohë të vazhdueshme ka shitur dhe shpërndarë narkotikë të llojit marihuanë.

Të pandehurit F.D dhe G.Z, akuzohen për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprave të lartcekura.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.