31 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenëntë (59) aktakuza kundër tetëdhjetetetë (88) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për tetë (8) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tridhjetë e nëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër katër (4) personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 17-39 | 10-13 | – | – | 15-18 | 3-3 | 14-15 | 59- 88 |
Ndalimet | – | 8 | 1 | – | – | 2 | – | – | 11 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | – | 2-4 | – | 2-2 | – | – | 2-2 | 6 – 8 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për krime të rënda – me urdhër të Prokurorit kujdestar janë ndaluar tre (3) persona, për vepër penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Vdekje e dyshimtë’’.
Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të Prokurorit kujdestar janë ndaluar tre (3) persona për vepër penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, si dhe ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Ngacmimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tridhjetë e nëntë (39) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor’’.
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja’’.
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope se analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’.
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ’’Sulmi seksual’’.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Blerja, posedimi,, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kanosja’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Mashtrimi’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Ndotja e ujit të pijshëm’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për vepër penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të veprave penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.
Prokuroria Themelore Pejë:
/////
Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshlm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për veprat penale si në vijim:
Katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja në tentativë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” dhe “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” . Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ““Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.