29 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetë (40) aktakuza kundër dyzetetetë (48) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona, ka parashtruar dy (2) kërkesa për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Dhuna në familje’’, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore, katër (4) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | 12-16 | – | – | 4-5 | 7-9 | 9-9 | 8-9 | 40- 48 |
Ndalimet | – | 8 | 4 | 1 | – | 2 | 1 | 1 | 17 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 2-2 | 1-1 | – | 1-2 | – | 1-1 | – | 5 – 6 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për krime të rënda – me urdhër të Prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person, për vepër penale ‘’Vrasje në tentativë, ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale ‘’Grabitje’’, si dhe ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Vdekje e dyshimtë’’.
Departamenti për të Mitur – me urdhër të Prokurorit kujdestar janë ndaluar tre (3) persona, për veprën penale ‘’Sulmi’’.
Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të Prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Armëmbajtje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Me urdhër te Prokurorit te shtetit kane parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’ si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ’’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Shantazhi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lajmërimi apo kallëzimi i rremë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Sulmi”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person shkak të për veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.