Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

27 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar për  kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale.

 Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy (2) raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona. Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, tre (3) trupa të pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

Ndalimet 3 3 1 3 10
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-1 1-1
Bastisjet
Sekuestrimet

 

Prokuroria Speciale (PS):

/////

 

 Prokuroria Themelore Prishtinë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 Departamenti për të mitur – me urdhër të Prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

Departamenti i Përgjithshëm – me urdhër të Prokurorit kujdestar është  ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Vjedhje’’, si dhe është ndaluar një (1) person për vepër penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

 /////

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë në bashkëkryerje”.

 

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“, një (1) person për veprën penale “Vjedhja“, si dhe një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

 Raste tjera me interes për publikun:

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, tre (3) trupa të pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 /////