03 Janar 2025 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore për 48 orë janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për tre (3) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona, dhe ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona të dyshuar, në katër raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | – | 6 | 5 | 3 | 1 | – | – | – | 15 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | – | – | 1-1 | 1-1 | – | – | 3 – 3 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
/////
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm- me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar katër (4) persona për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dy (2) persona për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar për veprat penale “Dhuna në familje“ sipas KPRK-së, një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“ si dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale. “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar dy (2) persona, për veprat penale “Kanosja”, “Sulmi” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, si dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
/////
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
/////