Prokuroria Themelore Mitrovicë

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 26 Shtator 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetenjë (91) aktakuza kundër njëqindepesë (105) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, katër (4) persona (të mitur), si dhe në kohëzgjatje prej 48 orëve, dy (2) persona, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar  dhe ka është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme  penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

30-33 11-15 18-18 6-7 11-13 15-19 91 – 105
Ndalimet 4 6 4 4 18
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

1-1        1-1 1-4 3 – 6
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 

 

 

Prokuroria Speciale (PS):

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar për veprat penale: “Prodhimi dhe përpunimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge,  veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike“, nga neni 268 par.1 KPRK, dhe “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar e armëve“ nga neni 268 par.1 KPRK.

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) person për vepre penale “Kanosja” dhe një (1) person për veprën penale “Ngacmimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale  “Dhunimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, katër (4) persona (të mitur), për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhja”, tre  (3) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Prokuroria Themelore Gjilan:

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të narkotikëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.

Rastet tjera me interes për publikun:

Në komunën e Kamenicës, më 25 Shtator 2024, rreth orës 19:00, është raportuar një rast ‘’Vdekje e dyshimtë’’. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e vdekjes.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë-Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, si dhe një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakove, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuze, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor në bashkëkryerje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme  penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë“ dhe “Kanosja“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi“.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër pese (5) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”.