Prishtinë, 23 Shtator 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit special ka ndaluar katër (4) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
– | – | – | – | – | – | – | – | – |
Ndalimet | 4 | 7 | 2 | 3 | 1 | 2 | – | – | 19 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
– | 1-1 | – | – | 1-1 | – | – | – | 2-2 |
Bastisjet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Sekuestrimet | – | – | – | – | – | – | – | – | – |
Prokuroria Speciale (PS):
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale, ka ndaluar katër (4) persona me vendim të prokurorit special, të dyshuar për veprat penale “Kontrabandimi me Migrantë” e sanksionuar nga neni 164 të KPRK-së, dhe “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal te Organizuar”, e sanksionuar nga neni 277 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar, pesë (5) persona për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet me urdhër të prokurorit :
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre(3) person për 48 orë. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mbajtja në kontroll posedim të armëve” .
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja” si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
/////
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
/////