Prokuroria Themelore Mitrovicë

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 Gusht 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjedy (32) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit për nëntë (9) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe për 24 orë, një (1) person të dyshuar (i mitur). Po ashtu, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2)  aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

12-13 4-4 3-3 2-2 2-2 7-8 30 – 32
Ndalimet 2 10 3 1   16
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

4-4 1-1 1-1 1-1 2-2 9 – 9
Bastisjet
Sekuestrimet

 Prokuroria Speciale (PS):

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit ka nxjerrë aktvendim  për arrestimin e përkohshëm dhe ndalimin policor kundër dy (2) te dyshuarve, pasi ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale ”Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 par. 1 dhe par.2 i KPRK-së, lidhur me veprën penale ”Trafikim me njerëz” nga neni 165 par. 3 lidhur me par. 1 si dhe veprën penale ”Grabitja” nga neni 317 par.4 lidhur me par 1 tè Kodit Nr. 06/1-,-074 Penal të Republikës se Kosovës.

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Shtrëngimi”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”, dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe tre (3) persona për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, i kërkuar më urdhër arrest ndërkombëtar.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të ndaluarit secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Po ashtu, nga Departamenti për të Mitur, është ndaluar në kohëzgjatje prej 24 orëve, një (1) person (i mitur), për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi (i mitur), për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkes për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armeve”, si  dhe “Kanosja”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të  veprës penale “Kanosja“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2)  aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Mashtrimi”,

 

 Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj,Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Ndërsa, një (1) kërkesë tjetër për ndalimin për të i’u afruar vendit apo personit të caktuar është parashtruar ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 dhe “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 1 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.