Prokuroria Themelore Mitrovicë

Share on

Facebook

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Mitrovicë, 26 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë brenda javës, nga data 19 – 25 gusht 2024, ka pranuar gjithsej pesëdhjetetre (53) kallëzime penale kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave.

Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave.

Po ashtu, në raste të ndara janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona.

Po ashtu, në këtë periudhë janë kryer dhjetë (10) raste me dymbëdhjetë (12) persona, përmes procedurës alternative të ndërmjetësimit.