Prokuroria Themelore Mitrovicë

Share on

Facebook

Pensionohet prokurorja e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë Zejnije Kela

Mitrovicë, 12 gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se ka arritur moshën e pensionimit prokurorja e Departamentit për të Mitur, Zejnije Kela.

Më herët prokurorja Kela, ka ushtruar detyrën e prokurores në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, zëvendës/kryeprokurores në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë, dhe prokurores në Prokurorinë e Qarkut në Mitrovicë.

Prokurorët dhe stafi administrativ i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e falënderojnë znj. Zejnije Kela për punën dhe kontributin e dhënë në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.